Kategoria e Tretë/ Murlani pa frena, shkëlqen edhe AF Luftëtari. Java mbyllet me goleada…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 17:36

Kategoria e Tretë/ Murlani pa frena, shkëlqen edhe AF Luftëtari. Java mbyllet me goleada…

Murlani nuk di të ndalet në kampionatin e Kategorisë së Tretë. Pasi mposhti AF Luftëtarin, ekipi që përfaqëson në futboll zonën e Vaut të Dejës ka shpërthyer ndaj Drinit, duke fituar me shifrat e thella 9-2. Ka qenë një ndeshje më shumë si stërvitore për skuadrën e drejtuar nga Altin Xhahysa, që ka në përbërje lojtarë shkodranë, të cilët dikur kanë qenë pjesë edhe e ekipeve të Superiores.

murlani drini

Që në pjesë të parë, Murlani vendosi diktatin, duke shënuar 5 gola me autorë dy futbollistët Senad dhe Sabjan Kraja, ndërsa Ari Djepaxhia bëri dopietë. Kapiteni Vidan Kaçubela që do të vuloste rezultatin 5-0 në 45 minutat e para. Edhe në pjesën e dytë Murlani shkëlqen dhe protagonist bëhet Soni Hoti me dy gola. Më pas ka vend edhe për golat e Bekim Murriqit dhe Senad Lekajt. Në fund, duke përfituar edhe nga lënia e hapësirave nga shkodranët, Drini shënoi dy herë me Astrit Dogjanin dhe Erlis Shehun. Pas kësaj fitoreje, Murlani kryeson renditjen e Kategorisë së Tretë.

nr

GJIROKASTRITËT – Pas hapit fals ndaj Murlanit, AF Luftëtari shkëlqeu në përballjen ndaj Osumit. Rikthimi i mesfushorit me tipare sulmuese, Shefqet Boni, ia bëri edhe më të lehtë skuadrës. Në pjesën e parë ai shënoi dy gola, ndërsa dopietë bëri edhe Nazmi Gaba. Osumi reagoi me golin e Kiptiut, por vetëm kaq, pasi gjirokastritët bënë diferencën në fushë dhe deri në fund shënuan edhe dy herë të tjera me Shumelin dhe Mahmutajn, për të vulosur fitoren e thellë 6-1. Gjirokastritët janë aktualisht të dytët në renditje, por që natyrisht synojnë kreun.

kategoria e tret

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"