Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 9:36
KATEGORIA E TRETË/ Katër skuadra në fushë, ja duelet e sotme të javës së dytë
Starton sot java e dytë e Kategorisë së Tretë. Edhe këtë herë ndeshjet do të ndahen në dy ditë, dy të martën dhe dy të tjera të premten.
Në orën 10:00 nis Eagles–Spartaku dhe në 12:30 Valbona–Skrapari.
Elvio Elezi, një nga futbollistët që shkëlqeu në takimin e parë për “Shqiponjat”, për “Panorama Sport” thotë:
“Nuk duam që të ndalemi. Pasi morëm fitoren e parë, duam që të mundim edhe Spartakun. Kemi ekip cilësor, ndaj asgjë nuk na mungon që të prodhojmë lojë dhe marrim rezultate”.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Valbonës dhe Skraparit. Një tjetër përballje delikate, ku dy skuadrat janë me pretendime për t’u ngjitur në të Dytën.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
