Kategoria e Tretë/ AF Luftëtari ndalet nga Murlani, por ka ankesa për gjykimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 19:17

Kategoria e Tretë/ AF Luftëtari ndalet nga Murlani, por ka ankesa për gjykimin

Është mbyllur sot java e dytë e Kategorisë së Tretë në futboll me kryendeshjen Murlani-AF Luftëtari, teksa skuadra nga Vau i Dejës, që është e mbushur me futbollistë shkodranë, triumfoi me shifrat 2-1.

de

Fakti që në këtë edicion është pjesë e Kategorisë së Tretë edhe klubi gjirokastrit, e ka bërë edhe më interesante garën. Në minutën e 11-të shënoi Ari Djepaxhia për Murlanin, një ish-lojtar i Vllaznisë disa vite më parë. Pas vetëm tri minutash barazoi për gjirokastritët Flavio Braho. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej 1-1, në kohën shtesë të takimit ishte kapiteni Vildon Kaçubela që i dha fitoren skuadrën shkodrane.

Ndërkohë, nuk kanë munguar polemikat për gjykimin, pasi në fundin e pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-1, gjirokastritët kanë shënuar me anë të Zholit, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje. Ky takim u gjykua nga shkodrani Albano Stolaj dhe kjo ka acaruar jo pak gjirokastritët, të cilët në faqen e tyre zyrtare në “Instagram”, kanë bërë një reagim të ashpër pas ndeshjes. Gjithsesi, pas dy javësh kampionat, Murlani i drejtuar nga Altin Xhahysa kryeson me pikë të plota, i ndjekur nga Akademia e Futbollit Luftëtari. Edhe Osumi, Spartaku dhe Kinostudio kanë nga 3 pikë.

luftetari

 

 

KATEGORIA E TRETE 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"