KATEGORIA E TRETË/ AF Luftëtari bën detyrën, “poker” për të blinduar kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 19:15

KATEGORIA E TRETË/ AF Luftëtari bën detyrën, “poker” për të blinduar kreun

Është zhvilluar sot në kompleksin e Kamzës ndeshja e javës së 6-të për Kategorinë e Tretë mes AF Luftëtarit kryesues dhe Drinit që mban vendin e fundit në renditje.

Luftetari-foto-1

Skuadra gjirokastrite e udhëhequr nga dyshja Dritan Kristidhi dhe Mustafa Hysi, ka vuajtur jo pak pë të zhbllokuar rezultatin, paçka se në fund ka fituar me shifrat 4-0. Dominimi total nuk mjaftoi për të gjetur golin në pjesën e parë, teksa bluzinjtë shpërdoruan raste pa fund për shënim.

Goditja e mesfushorit Shefqet Boni në minutën e 68-të çliroi AF Luftëtarin. I biri i të ndjerit Astrit Boni (legjendës së futbollit gjirokastrit) u bë sërish protagonist afër fundit të lojës, duke vulosur fitoren me “poker” golash. Ndërkohë, golin e dytë e realizoi Këndella në minutën e 73-të, ndërsa i treti mban autorësinë e sulmuesit Mahmutaj nga pika e bardhë e penalltisë.

AF Luftëtari kryeson tabelën i vetëm me 15 pikë, por nesër do të luhet edhe ndeshja Murlani–FC Kinostudio në Kamzë, për të kompletuar javën e 6-të. Siç dihet, nga Kategoria e Tretë në të Dytën ngjiten direkt vendet 1 dhe 2 pas përfundimit të kampionatit.

KATEGORIA E TRETE RENDITJA LOGO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"