Kategoria e Parë zbret e gjitha në fushë, mësoni 8 ndeshjet e luftuara të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 11:58

Kategoria e Parë zbret e gjitha në fushë, mësoni 8 ndeshjet e luftuara të ditës së sotme

Sot, në orën 13:30 do të luhen 8 ndeshjet e Kategorisë së Parë.

topi-kategoria-e-pare

Bylisi i vendit të parë do të kërkojë kthesën ndaj Maliqit në stadiumin “Adush Muça”.

Erzeni i vendit të dytë kërkon fitoren në transfertën e Sarandës ndaj Butrintit. Korabi do të presë në shtëpi skuadrën e Vorës. Tomori do të luajë në Luz ndaj Besës së Kavajës.

Tërbuni do të sfidojë në transfertë skuadrën e Besëlidhjes. Shkumbini do të luajë në Cërrik kundër skuadrës së Turbinës. Pogradeci do të masë forcat ndaj Apolonisë në shtëpi. Burreli do të presë në shtëpi Lushnjen.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË E PARË –

kat 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"