Kategoria e Parë U-19/ Ditë e veçantë për Football Republic, shkëlqen në finale dhe shpallet kampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 20:52

Kategoria e Parë U-19/ Ditë e veçantë për Football Republic, shkëlqen në finale dhe shpallet kampione

Football Republic është shpallur kampione e Kategorisë së Parë për moshën U-19 pasi mundi në finalen e madhe të sezonit KF Shkodrën me rezultatin 3-1.u19-republic

Takimi i luajtur në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë ka qenë mjaft emocionues deri në minutat e fundit. Vendimtar me dy golat e tij i riu, Zeneli, i cili vulosi triumfin e skuadrës kryeqytetase.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të takimit anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Edmond Spahiu i dorëzoi trofeun e kampionit djemve të Football Republic. Dy skuadrat vinin në këtë finale pasi kishin fituar grupet respektive në Kategorinë e Parë U-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"