Kategoria e Parë U-17 dhe U-19 / Akademia dhe Luftëtari nuk përmbahen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2016 | 17:28

Kategoria e Parë U-17 dhe U-19 / Akademia dhe Luftëtari nuk përmbahen

U-17, Grupi A

Spektakël i Akademisë

Akademia AAS nuk njeh rivalë në kampionatin U- 17. Dje akademia private shkodrane ka marrë fitoren e shtatë radhazi, këtë herë kundër Briansit. Sala është bërë protagonist me dy gola, ndërsa Çoba ka plotësuar triumfin. Skuadra e Meçarovit vijon kryesimin e qetë dhe e shkëputur nga ndjekësit me gjashtë pikë.

Admir Uruçi

Akademia

Iliria bën surprizën

Iliria ka shkëlqyer ndaj Shkëndijës B të Tiranës, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 0-2. Golat e Dobrozit dhe Bakallit kanë vendosur ndeshjen. Përpjekjet e skuadrës së shkollës “Loro Boriçi” nuk u konkretizuan dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Skuadra fushëkrujase mori një fitore të merituar.

Abdulla Dushku

Shkendija B

Shpërthen Veleçiku

Veleçiku ka shkatërruar Besëlidhjen me shifrat 4-0, në një ndeshje ku dominoi totalisht. Që në minutën e 10-të, Barbullushi kaloi në epërsi koplikasit. Më pas, Xhahysa dyfishoi shifrat, duke ia bërë më të lehtë skuadrës. Besëlidhja ishte e pafuqishme për të reaguar dhe pësoi dy herë të tjera me autor Keçajn.

Veleciku

Eesat Ymeri

U-17 K.I. A

U-17, Grupi B

“Poker” i Luftëtarit

Vlora ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi me rezultatin 1-4 ndaj Luftëtarit. Gjirokastritët kanë dominuar totalisht, duke kaluar në avantazh në minutën e 39-të e më pas kanë administruar lojën. Ziaji ka qenë ndër më të mirët në fushë, duke realizuar dy gola. Për vlonjatët realizoi golin e nderit Limo.

Kastriot Brahimaj

Luftetari

Gjashtë gola për 1 pikë

Ka pasur spektakël midis Pepës dhe Tomorit për paratërinj, teksa përballja ka përfunduar barazim 3-3. Deri shtatë minuta nga fundi beratasit kryesonin 0-2 me gola të Lirezës dhe Karakashit, por brenda nëntë minutash ekipi i Pepës shënon tri herë duke kthyer shifrat, me rrjetën e Pikut dhe dopietën e Bakallit.

Vladimir Mema

Pepa

Apolonia fiton derbin

Apolonia nuk e ka patur të vështirë të fitojë ndaj Fierit. Skuadra e Sokol Argjendarit ka pasur epërsi të plotë gjatë gjithë ndeshjes. Dy golave të shënuar në pjesën e parë nga Grëmbi dhe Gjata i janë shtuar në pjesën e dytë dhe tre të tjerë. Në këtë takim ra në sy loja shumë e mirë e mesfushorit Kananaj.

Fieri

Mikel Mbriçaj

U-17 K.I. B

U-19, Grupi A

Goleadë e Akademisë

Akademia AAS gjunjëzoi Olimpikun, duke e mposhtur me shifrat 6-0. Të rinjtë e drejtuar nga Entri Çaku nuk e kanë vendosur për asnjë moment në dyshim fitoren. Ymeri u bë protagonist me një dopietë, ndërsa Çukaj realizoi tre herë, duke qenë ndër më të mirët në fushë. Një gol shënoi edhe Gjoni, duke vulosur triumfin 6-0.

Admir Uruçi

Akademia AAS

Kamza thyen Shkëndijën

Kamza ka treguar forcën edhe ndaj Shkëndijës B të Tiranës, duke e mposhtur me shifrat 0-2. Ekrem Shehu dhe Kodragjini kanë shënuar për kamzalinjtë, fillimisht në minutën e 3-të, e më pas në fun

d. Loja ka qenë e baraspeshuar, por më efikasë kanë qenë të rinjtë e Kamzës. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur.

Abdulla Dushku

Shkendija

Korabi mund Tiranën B.

Korabi shpartallon Tiranën B me shifrat 4-0. Protagonistë janë bërë M.Murra dhe A.Murrja, të cilët shënuan nga dy herë secili. Tirana B ishte e pafuqishme për të reaguar, edhe pse në minutën e 83-të shënoi me penallti. Dibranët zhvilluan një lojë të shkëlqyer, në një takim që u ndoq nga një numër i madh tifozësh.

Fatmir Zhuzhi

Korabi

Veleçiku bën tris

Veleçiku ka mposhtur në shtëpi Besëlidhjen, falë një loje të bukur dhe me shumë gola. Popaj, Drekaj dhe Troshani ishin autorë të golave për skuadrën koplikase, ndërsa Prendi për lezhjanët shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Veleçiku mund të kishte shënuar edhe më tepër, por humbi disa raste për shënim.

Veleciku-Beselidhja

Esat Ymeri

U-19 K.I. A

U-19, Grupi B

Gjirokastritët nuk falin

Luftëtari kryesues fiton edhe në Vlorë, duke bindur edhe me lojë. Bregdetarët e kanë gjetur veten në disavantazh që në minutën e 3-të, ku Mahmutaj do të realizonte për miqtë. Vetëm 1 minutë pas përfundimit të pjesës së parë është përsëri Mahmutaj që dyfishon shifrat. Golin që vulosi fitoren e realizoi Ahmetaj.

Kastriot Brahimaj

Vlora-Luftetari

Tomori ia del në Elbasan

Të rinjtë e Tomorit kanë mundur në transfertë ekipin privat të Pepës me shifrat 0-2. Ka qenë sulmuesi Buba ai që ka realizuar një dopietë në pjesën e parë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Fraksionin e dytë të lojës, të dyja kampet bënë përpjekjet e tyre për të shënuar, por shifrat mbetën të njëjta.

Pepa-Tomori

Vladimir Mema

U-19 K.I. B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"