Kategoria e Parë/ Qardaku rikthen Bylisin te fitoret, Tërbuni sjell me këmbë në tokë Besëlidhjen. Ja rezultatet e 8 sfidave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 15:28

Kategoria e Parë/ Qardaku rikthen Bylisin te fitoret, Tërbuni sjell me këmbë në tokë Besëlidhjen. Ja rezultatet e 8 sfidave

Janë mbyllur 8 sfidat e luajtura ditën e sotme për javën e 11-të të kampionatit.

kategoria-e-pare-1

 

 

Bylisi është rikthyer te fitore duke mundur 2-1 në shtëpi Maliqin. Ballshiotët iu falën dopietës së Qardakut që vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij duke treguar vlera ndeshjes pas ndeshje.

Fitore dhe për Erzenin, që vazhdon marshimin me në krye Nevil Deden. Shijakasit mposhtën 0-2 Butrintin, duke ruajtur hapin e Bylisit.

Fitore të madhe arriti dhe Pogradeci që përmbysi Apoloninë, ndërsa Tërbuni ka rikthyer me këmbë në tokë Besëlidhjen duke e mposhtur 0-3 në ndeshjen e luajtur në Lezhë. Në sfidat e tjera, Besa mposhti 2-1 Tomorin, Shkumbini fitoi 1-2 me Turbinën, ndërsa Korabi mposhti 2-1 Vorën dhe Burreli barazoi pa gola me Lushnjen.

REZULTATET 

BUTRINTI-ERZENI 0-2

27′ Nurja (autogol), 53′ Ymeri

BESA-TOMORI 2-1

51′ Hoxha, Perja 90+1’/ 85′ Ruco

BESËLIDHJA-TËRBUNI 0-3

55′ Peqini, 62′ , 74′ Hysa

BYLIS-MALIQI  2-1

64′ , 82′ Qardaku/ 69′ Kame

TURBINA-SHKUMBINI 1-2

90+1′ Hasaj /45+1′ Onuh, 89’Dushaj

POGRADECI-APOLONIA 2-1

57′ Topllari, 77′ Shyti/ 12′ Krasniqi

KORABI-VORA 2-1

21′ Andoni, Muça 89′ / 72′ Mhillaj

BURRELI-LUSHNJA  0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"