Kategoria e Parë po shkon drejt fundit/ 90-minutëshi i radhës vendos për Dinamon dhe vendet e dyta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 21:41

Kategoria e Parë po shkon drejt fundit/ 90-minutëshi i radhës vendos për Dinamon dhe vendet e dyta

Kategoria e Parë po shkon drejt fundit dhe deri tani janë zbardhur edhe verdiktet e para. Egnatia në Grupin B e ka siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore, ndërsa Veleçiku në Grupin A është i pashpresë dhe sezonin tjetër do të luajë në Kategorinë e Dytë.

Vora-Dinamo-1-0-1024x722

Skuadrat e grupuara në dy grupet “play off” kanë edhe nga dy ndeshje me aromë Superioreje. Në Grupin A, Vora luan “për qejf”, ashtu si Egnatia dhe Besa në Grupin B. 90-minutëshi i radhës pritet që të vendosë rikthimin e Dinamos në Superiore, ku me një fitore me Vorën matematikisht dinamovitët sigurojnë rikthimin në elitë pas 9 vitesh mungesë. Kjo javë e radhës pritet të jetë vendimtare për skuadrat që duan të renditen të dytat në grupet “play off”, ku në Veri ka një betejë kryesisht mes Korabit dhe Burrelit që do të përballen në fundjavë në Peshkopi.

Ndërsa në Grupin e Jugut, Tomori është më i favorizuar për t’u renditur ndaj Pogradecit, i cili javën e shkuar u ndal në barazim me beratasit. Ndërsa në dy grupet “play out” skuadrat kanë më shumë ndeshje për të luajtur, katër në Veri dhe nga tri në Jug. Kështu që, “ethet” e mbijetesës do të zgjasin edhe pak.

Në Grupin e Jugut fatet e Elbasanit varen edhe nga e ardhmja e Flamurtarit, ku njëra nga këto ekipe do të bjerë direkt, ndërsa tjetra do të shkojë në ndeshje shtesë. Në Grupin e Veriut Partizani B është më afër gjurmëve të Veleçikut, por edhe Oriku me Besëlidhjen dhe Erzenin nuk kanë siguruar gjë matematikisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"