Kategoria e Parë, “Play-out”/ Zhgënjen Besëlidhja, Lushnja dhe Partizani B nuk falin. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 20:58

Kategoria e Parë, “Play-out”/ Zhgënjen Besëlidhja, Lushnja dhe Partizani B nuk falin. Ja rezultatet

Janë mbyllur dhe tre sfidat e “Play-out”-it në Kategorinë e Parë, përkatësisht Oriku-Besëlidhja dhe Veleçiku-Partizani B nga Grupi A dhe Elbasani-Lushnja në Grupin B.

topi-kategoria-e-pare

Oriku arriti të marrë një fitore minimale 1-0 përballë Besëlidhjes, ku goli i vetëm i takimit u shënua nga Branica në minutën e 17’ të takimit. Ndërsa në sfidën tjetër, për po të njëjtin grup, Partizani B arriti të mposhtë skuadrën e Veleçikut me rezultatin 2-0. Golat e takimit u shënuan nga Bërdufi në minutën e 33’ të ndeshjes, dhe dyfishoi Zani në minutën e 54’.

Në sfidën e vetme për Grupin B, Lushnja arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Elbasanit, ku goli i vetëm i takimit u shënua nga Hysa në minutën e 74’, i cili bëri heroin për Lushnjen u aktivizua në fushë në minutën e 54’.

REZULTATET

Grupi A

Oriku-Besëlidhja 1-0

Shënues: Branica 17’

 Veleçiku-Partizani B 0-2

Shënues: Bërdufi 33’, Zani 54’

1

 Grupi B

Elbsani-Lushnja 0-1

Shënues: Hysa 74’

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"