Kategoria e Parë Play-out, Grupi A / Korabi zhyt në fund shkodranët, Burreli befason Besën e Kavajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 15:18

Kategoria e Parë Play-out, Grupi A / Korabi zhyt në fund shkodranët, Burreli befason Besën e Kavajës

Ka përfunduar java e dytë e fazës së tretë në Kategorinë e Parë. Në Grupin A (Play-out) janë shënuar këto rezultate: Korabi 1-0 Vllaznia B dhe Besa 2-2 Burreli.

korabi-kastrioti-470x353

Korabi ka bërë kështu detyrën në shtëpi duke fituar minimalisht dhe zhyt Vllazninë B edhe më thellë në fundin e tabelës.

besa12-470x217

Ndërkohë, surpriza e kësaj jave mund të quhet Burreli që ka barazuar jashtë fushe 2-2 me Besën. Një befasi nga matjanët, që javët e fundit kanë marrë shumë rezultate pozitive.

 

Korabi 1-0 Vllaznia B (Taku 20′)

Besa 2-2 Burreli (Oshafi 25′, Bakalli 86′ / Levendi 11′, Ibrahimllari 45′)

*Besa humbi rastin për të shënuar nga penalltia, kapiteni Mihani gaboi në minutën e 55-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"