Kategoria e Parë, “Play-Out”/ 9 gola në 3 ndeshje! Turbina “poker” Flamurtarit, Erzeni fiton me përmbysje. Ja rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:10

Kategoria e Parë, “Play-Out”/ 9 gola në 3 ndeshje! Turbina “poker” Flamurtarit, Erzeni fiton me përmbysje. Ja rezultatet dhe renditjet

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për “Play-Out”-in e Kategorisë së Parë. Në Grupin A, Erzeni i Shijakut, triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Partizanit B, ndërkohë që Besëlidhja nuk fali në shtëpi ndaj Veleçikut, teksa mposhti ekipin nga Kopliku me rezultatin e pastër 2-0.

Turbina-Flamurtari

Në Grupin B, sfida e vetme ishte ajo mes Turbinës dhe Flamurtarit, që përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të cërrikasve. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 3-0 të vendasve, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, ekipi i Allamanit shënoi edhe golin e katërt, duke fundosur përfundimisht vlonjatët.

REZULTATET DHE RENDITJA:

GRUPI A:

ERZENI-PARTIZANI B 2-1

Reçi 48′, Allmeta 70′ / Çema 25’

BESËLIDHJA-VELEÇIKU 2-0

Danaj 30’, Përgjoni 56′ 

Renditja

GRUPI B:

TURBINA-FLAMURTARI 4-0

Shehi 3’, Jaupaj 12’, 68′, Brahimlika 22’

grupi b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"