Kategoria e Parë, “Play off”/ Përmbysje për “infarkt” e Dinamos, Burreli triumfon me “tris”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 21:50

Kategoria e Parë, “Play off”/ Përmbysje për “infarkt” e Dinamos, Burreli triumfon me “tris”

Janë mbyllur dy ndeshjet e “Play-off”-it në Kategorinë e Parë, teksa Dinamo ka mundur në frymën e fundit Korabin me rezultatin 2-1 dhe Burreli arriti një fitore të madhe në transfertë duke mundur Vorën me rezultatin 3-0.

dinamo korabi

Në ndeshjen Korabi-Dinamo gjithçka ndodhi në pjesën e dyte pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 58’ të ndeshjes me autor goli, Markun. Dinamo u zgjua vonë teksa barazoj shifrat 8 minuta para fundit të lojës me anë të Mustafa, i cili realizoi në minutën e 82’ të takimit. Kur ndeshja po shkonte drejt një barazimi në minutën e 89’ të sfidës, ishte Almeida i cili gjeti golin e avantazhit për Dinamon duke i dhënë fitore të artë “bluve”.

Në sfidën tjetër, Burreli nuk e vuri në diskutim në asnjë moment fitoren, teksa e mbylli pjesën e parë në avantazh pas golit të Rraboshtës në minutën e 42’. Në pjesën e dytë skuadra e Burrelit arriti të shënonte dhe dy herë, përkatësisht me Kurbneshin, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 78’ të takimit, ndërsa goli i tretë për burrelasit u shënua 5 minuta më vonë nga Takashi.

 REZULTATET

Vora-Burreli 0-3

Shënues: Rraboshta 42’, Kurbneshi (pen) 78’, Takashi 83’

Korabi-Dinamo 1-2

Shënues: Marku 58’/ Mustafa 82’, Almeida 89’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"