Kategoria e Parë, “Play Off”/ Dinamo rimerr kreun, Korabi mposht mes tensionit Burrelin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 23:10

Kategoria e Parë, “Play Off”/ Dinamo rimerr kreun, Korabi mposht mes tensionit Burrelin (VIDEO)

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e grupit A, në Kategorinë e Parë, të vlefshme për “Play Off”.

bandicam 2021-04-17 14-10-04-930

Dinamo ka rimarrë kryesimin e renditjes, teksa ka mposhtu me rezultatin 2-1 Vorën, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet. Da Silva dhe Xhixhua, i dhanë bluve fitoren me dy golat e tyre, ndërsa për Vorën shënoi Keqa.

Korabi ka mposhtur mes tensionit Burrelin, në një ndeshje të dominuar nga matjanët, por në fund ishin miqtë që morën 3 pikët. Një gol i Paplekajt në minutën e 7-të i dha fitoren Korabit, në një ndeshje shumë të tensionuar, ku vendasit në disa raste pretenduan për penallti.

REZULTATET:

Burreli-Korabi 0-1

Paplekaj 7′

Dinamo-Vora 2-1

Da Silva 26′. Xhixhiua 47/ Keqa 53′

 

 

bandicam 2021-04-17 15-11-09-205PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"