Kategoria e Parë, “Play-Off”/ 21 gola në 4 ndeshje! Burreli e mbyll në vendin e dytë, Skuka shpërthen me “poker”. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2021 | 23:34

Kategoria e Parë, “Play-Off”/ 21 gola në 4 ndeshje! Burreli e mbyll në vendin e dytë, Skuka shpërthen me “poker”. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e fundit të “Play-Off”-it në grupet A dhe B të Kategorisë së Parë, ku u regjistruan në total plot 21 gola. Burreli arriti të triumfonte ndaj Dinamos me rezultatin 2-1, duke u renditur kështu në vendin e dytë.

dinamo

Matjanët kësisoj do të përballen me Tomorin, në sfidën shtesë të “Play-Off”-it. Fituesi i këtij çifti do të ndeshet me skuadrën që do të renditet në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore, për një “biletë” në elitëne futbollit shqiptar.

egnatia

Në sfidat e tjera të zhvilluara sot, spikasin fitoret e Korabit, Egnatias dhe Tomorit. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi i skuadrës dibrane të Korabit, Skuka, realizoi “poker” golash, në triumfin 1-5 ndaj Vorës.

REZULTATET:

PLAY-OFF, GRUPI A

Burreli-Dinamo 2-1

Ferruku 7′ , Rexhepi 75′  / Alillari 90′ 

Vora-Korabi 1-5

Segero 60′ / Skuka 28′ , 67′ , 77′ , 89′ (p), Murrja 90+2′ 

PLAY-OFF, GRUPI B

Egnatia-Pogradeci 4-2

Krasniqi 7′ , Shtubina 16′ , A.Magani 18′, 69′   / Laçka 62′ , Abazaj 81′ 

Besa-Tomori 2-3

Lila 54′ , Muzhaqi 77′ / Oshafi 35′, 37′ , Canka 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"