Kategoria e Parë, përcaktohen grupet e fazës së tretë në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2017 | 10:56

Kategoria e Parë, përcaktohen grupet e fazës së tretë në Grupin A

Edhe pse duhet edhe një javë që të mbyllet faza e dytë e kampionatit, në Grupin A të Kategorisë së Parë janë përcaktuar që dje grupet e fazës së tretë.

Kamza

Për herë të parë këtë sezon, kjo ligë do të zhvillohet me një formulë të re. Pas dy fazave të para, ekipet do të ndahen në dy grupe, pesë të parat që do të luftojnë për vendin e parë që i dërgon në elitë dhe pesë të dytat që do të kërkojnë mbijetesën.

Në fund të fazës së dytë, të gjitha ekipeve do t’u përgjysmohen pikët për të ngushtuar diferencën mes skuadrave dhe për ta bërë garën më të fortë. Në minigrupet që do të krijohen, skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën dy herë me sistem vajtje-ardhje, në total tetë takime.

kategoria I ndarja Grupi A

Duke qenë se në Grupin A nuk ka më mundësi matematikore për të kapërcyer nga vendi i gjashtë në të pestin, që dje u përcaktuan grupet. Kamza, Besëlidhja, Erzeni, Burreli dhe Shënkolli do të krijojnë pesëshen e parë. Kastrioti, Besa, Mamurrasi, Iliria dhe Tërbuni do të krijojnë pesëshen e dytë që do të garojnë për t’i shpëtuar rënies. Javën e ardhme do të mësohen përfundimisht pozicionet përfundimtare të ekipeve, nga ku do të përcaktohet edhe kalendari.

Ndërsa në Grupin B do të duhet të luhet edhe java e fundit e fazës së dytë që të përcaktohen minigrupet për fazën e tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"