Kategoria e Dytë/ Memaliaj-Flamurtari, shtyrja e ndeshjes hedh hije dyshimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 13:23

Kategoria e Dytë/ Memaliaj-Flamurtari, shtyrja e ndeshjes hedh hije dyshimi

Shtyhet ndeshja Memaliaj-Flamurtari. E planifikuar të luhej dje, takimi nuk është zhvilluar për shkak të situatës së krijuar në ekipin vlonjat, ku disa lojtarë janë infektuar me COVID.

unnamed

Por, kjo gjë ka sjellë reagimin e Memeliajt, që nëpërmjet disa fotove të publikuara dyshon se Flamurtari ka zhvilluar të shtunën stërvitje duke akuzuar vlonjatët se shpikën këtë situatë për shkak se nuk i bëjnë dot 11 lojtarë prej bllokimit të federimeve. Por, në Vlorë mendojnë ndryshe, pavarësisht se nuk pranojnë të reagojnë zyrtarisht.

“Panorama Sport” kontaktoi dje drejtues të klubit dhe stafit teknik, të cilët konfirmojnë problematikën e COVID-it, ndërsa mohojnë që të kenë bërë stërvitje të shtunën. Sipas tyre, në fushë ka qenë ekipi U-19. Lojtarët janë testuar sërish, por 4 prej tyre rezultuan pozitivë. Të shtunën është dezinfektuar stadiumi dhe fusha e stërvitjes.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"