“Kategoria e Parë më e bukur me këtë skemë”, Dede: Merkato e Erzenit? E mira s’ka fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 16:31

“Kategoria e Parë më e bukur me këtë skemë”, Dede: Merkato e Erzenit? E mira s’ka fund

Trajneri Nevil Dede e ka vlerësoi miqësoren me Kastriotin dhe komentoi se si pret të jetë Kategoria e Parë me skemën e re.

NEVIL DEDE

“Kjo miqësore na shërbeu për të parë deri ku kemi arritur dhe çfarë kemi për të përmirësuar. Kemi shumë rrugë për të bërë, pasi ka edhe afërsisht katër javë që të fillojë sezoni i ri. Ne do mundohemi të punojmë dhe mbi të gjitha të jemi seriozë e kokulur.

Merkato? E mira s’ka fund. Nuk mund të thuash asnjëherë se e kemi mbyllur. Unë mendoj që bazën e kemi krijuar, por do mundohemi të përmirësohemi më shumë. Kategoria e Parë? E kam pasur një eksperiencë me Luftëtarin, ka qenë e njëjta formulë e shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Është më bukur, ka garë dhe besoj do jetë më atraktive edhe për njerëzit”, u shpreh Dede për gazetën.

BUJAR BALLIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"