Kategoria e Parë: Luftëtari ruan kreun, Pogradeci i merr vendin e dytë Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2016 | 17:15

Kategoria e Parë: Luftëtari ruan kreun, Pogradeci i merr vendin e dytë Apolonisë

UPDATE/ Luftëtari vijon të ruajë kreun e Grupit B edhe pas javës së 20-të të Kategorisë së Parë. Fitorja 1-0 në transfertë me Turbinën i ngjit ata në kuotën e 49 pikëve.

942404_1025974707441624_8843764361306746859_n

Ndeshja u shëqërua me tensione në fushë ku nuk munguan edhe përplasjet fizime të futbollistëve të Turbinës më lojtarët e ekipit mik.

Ndërkaq, ndryshime në renditje ka pasur me vendin e dytë. Fitorja e Pogradecit me rezultatin 1-2 në ‘Qemal Stafa’ ndaj Dinanos e ngjit ekipin në vendin e dytë. Barazimi që Apolonia mori ndaj Butrindit 0-0, i zbret ata në vendin e tretë.

Një rezultat pozitiv në ‘Elbasan Arena’ arriti edhe ekipi i Elbasanit, duke përmbysur Sopotin me rezultatin 2-3.

Ky grup nuk mundi t’i luajë ndeshjet të shtunën pasi FSHF vendosi t’i shtynte ato për ditën e sotme.

Rezultatet e Kategorisë së Parë – GRUPI B:

Sopoti-Elbasani            2 – 3
Gol: Bërdufi 21’/ Duka 34′, 56′, Abazaj 44′, 

Turbina-Luftëtari           0 – 1
Gol: Bregu 52′

Butrinti-Apolonia          0 – 0

Dinamo-Pogradeci       1 – 2
Gol: Mihani

Shkumbini-Lushnja      2 – 0
Golat: Mustafai 02, Llupa 04′

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"