Kategoria e Parë/ Luftëtari dhe Tomori fitojnë miqësoret, ja çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 20:59

Kategoria e Parë/ Luftëtari dhe Tomori fitojnë miqësoret, ja çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e sotme

Luftëtari dhe Tomori kanë fituar miqësoret e sotme të luajtura në Gjirokastër dhe Berat, respektivisht 2-1 ndaj Orikumit dhe 2-0 kundër Naftëtarit. Bluzinjtë e drejtuar nga serbi Marko Jovanoviç, në ndryshim nga testet e kaluara, sot bindën ndaj Orikut. Golat për gjirokastritët u shënuan në pjesën e parë nga Klinti Qato në minutën e 11-të dhe Klevis Alinani në të 38-ën.

Luftetari miqesore

Moment nga miqësorja e zhvilluar sot në kompleksin “Fusha e Vjetër” në Gjirokastër

45-minutat e para u mbyllën 2-0 për Luftëtarin, ndërsa në pjesën e dytë skuadra bregdetare shkurtoi diferencën me anë të Tushit në 67-ën dhe gjithçka u mbyll 2-1. Nga titullarët e mbetur të sezonit të kaluar pjesë e formacionit bluzi ishin kapiteni Demo, mesfushorët Qato e Puci, si dhe portieri Qyrani.

Luftetari Oriku

Ndërkohë, po sot në Berat është luajtur derbi Tomori-Naftëtari, që ka përfunduar me fitoren e vendësve, 2-0. Aldo Dervishi në minutën e 31-të dhe Kovaçi në të 80-ën shënuan për skuadrën e Sinellës. Tomori ka dominuar takimin, ndërsa edhe kuçovarët kanë pasur raste për shënim.

tomori miqesore

Çast nga ndeshja e luajtur sot në Berat

 

Miqësorja është ndjekur nga rreth 500 tifozë, të cilët kanë qenë kuriozë për të parë ndryshimet te ekipi i Tomorit. Tashmë pritet të hidhet shorti për kalendarin e Kategorisë së Parë dhe të bëhet ndarja e grupeve nga FSHF, teksa kampionati është planifikuar të nisë më 18 shtator. Këtë sezon do të jenë dy grupe me nga 9 ekipe. Luftëtari dhe Tomori pritet të jenë pjesë e grupit të Jugut. Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me Orikun, pasi nuk mund të jetë në një grup me Flamurtarin, duke qenë se janë klube pronare të së njëjtës bashki (Vlorë).

NDESHJET MIQËSORE:

Luftëtari – Oriku 2-1

Qato 11’’, Alinani 38’ / Tushi 67’

Tomori – Naftëtari 2-0

Dervishi 31’, Kovaçi 80’

T.Shehu / E.Spahiu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"