Kategoria e Parë luan javën e 8-të, ja takimet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 10:50

Kategoria e Parë luan javën e 8-të, ja takimet e sotme

Kategoria e parë do të luajë ditën e sotme javën e 8-të të saj. Në të dy grupet A dhe B, parashikohen sfida të “nxehta.  Kështu në grupin A, kryesuesit e Vllaznisë do të ndeshen me Vorën, ndërsa Dinamo  luan ndaj Korbit. 2 takimet e tjera të parshikuara për sot janë Besëlidhja-Iliria dhe Erzeni-Shënkolli.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në grupin B situata e kreut është mjaft e ngjeshur. Orikumi do të ndeshet me Apoloninë, ndërsa Tomorri do të ketë përballë Bylisin e vendit të 2-të. Pogradeci do të luajë ndaj Elbasanit që renditet i fundit, ndërsa takimi tjetër për ditën e sotme është Egnatia-Turbina. Të gjitha takimet do të nisin në orën 14:00. Më poshtë edhe pasqyra e plotë:

katkat1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"