Kategoria e Parë luan javën e 6-të, ja sfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 10:03

Kategoria e Parë luan javën e 6-të, ja sfidat e sotme

Kategoria e parë do të luajë ditën e sotme plot 9 takime në kuadër të javës së 6-të të kampionatit. Kjo javë rezervon sfida interesante në grupin A dhe B. Vllaznia do të ndeshet me Erzenin, ndërsa Burreli do të masë forcat me Ilirinë. Sfida interesante janë edhe Besëlidhja-Shënkolli dhe Dinamo-Vora.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në grupin B, Egnatia e vendit të parë do të udhëtojë në Orikum për tu ndeshur me vendasit debutues, që këtë fillim kampionati kanë treguar formë të mirë. Lushnja dhe Bylisi do të përballen në “Roza Haxhiu, një ndeshje ku vlen vetëm fitorja. Të gjitha takimet do të fillojnë duke nisur në orën 14:00. Më poshtë tabela me të gjitha takimet:

katkat2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"