Kategoria e Parë/ Javë me rokada dhe arrati, në lojë edhe arbitrat e FIFA-s. Ja formacioni më i mirë e më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 18:10

Kategoria e Parë/ Javë me rokada dhe arrati, në lojë edhe arbitrat e FIFA-s. Ja formacioni më i mirë e më i dobët

Ka nisur zyrtarisht gara edhe në zonën “play off”. Nëse skuadrat që diskutojnë mbijetesën luajtën të dytën ndeshje për llogari të fazës së tretë, për elitën lufta nisi vetëm fundjavën që lamë pas. Nuk kanë munguar surprizat, rokadat dhe shkëputjet që në start. Ajo që bën përshtypje lidhet me gjyqtarët. Të dënuar apo vlerësim i Kategorisë së Parë, por në tri ndeshje arbitrimi iu besua emrave si Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti (me stemën e FIFAs) dhe Kridens Meta. Në Veri bëhet gjithnjë e më i nxehtë kampionati. Pozicionet ndryshojnë pas çdo ndeshjeje dhe kështu ngjau edhe për llogari të javës së 19-të të zonës “play off”.

dinamo korabi

Dinamo përmbysi Korabin dhe i mori vendin e dytë. Ishte një fitore për infarkt, e cila erdhi vetëm në fund. Xhixhiua në të 82-ën dhe Almeida në të 89-ën likuiduan dibranët. Këta të fundit nuk e mbrojtën dot avantazhin, ndërsa gjithçka iu bë më e vështirë pas daljes me të kuq të Didës. Mbrojtësi nuk i mbajti nervat dhe goditi me bërryl Xhixhiuan. Në një duel që luhej për elitën, nuk mund të mungonin as inatet e vjetra. Administratorët Barushi dhe Mziu duket se kanë harruar përplasjen mes tyre në fazën e parë e as akuzat edhe kundërakuzat që bënë publikisht për gazetën “Panorama Sport. Burreli marshon në vendin e parë. Plot tre gola i shënoi Vorës që e ka siguruar mbijetesën dhe tashmë luan vetëm për prestigj. Besëlidhja ra në Orikum. Edhe pse mbetet e para e zonës “play out”, u thye nga një gol i Branicës në të 17-ën. Bregdetarët me këtë trepikësh kanë edhe më shumë shanse për ta shpëtuar sezonin.

Në një situatë të ethshme është edhe Partizani B, që ia doli më së miri në “Reshit Rusi”. I zakonshmi Bërdufi dhe Zani likuiduan Veleçikun, që po shkon drejt Kategorisë së Dytë. Në Jug është Egnatia e cila vazhdon të komandojë zonën “play off”, por tashmë e shkëputur me 4 pikë. U duk se Tomori do ta përndiqte këmba-këmbës, por me barazimin në shtëpi përballë Pogradecit, dëshmuan që janë larg ngjitjes direkte. Rrogozhinasit i kapën “mat” për dy minuta kavajasit, në një ndeshje që në total pati tri raste dhe dy gola. Beratasit në anën tjetër edhe pse shënuan shpejt me Pepën, shpërdoruan një penallti me të njëjtin personazh. Baçi bëri heroin te liqenorët duke mos lejuar dyfishimin e shifrave dhe dhënë pastaj mundësi dyshes Abazaj-Manellari që të gatuanin një perlë për barazimin. Lushnja kthehet në Peqin, por duke vuajtur. Elbasani prodhon lojë e raste, por fati “i zi” po e përndjek dhe rënia është vetëm çështje kalendari. Edhe shtylla u doli kundër, ndërsa verdhejeshilët e gjetën zgjidhjen nga stoli. Vilfor Hysa pasi kaloi një dëmtim dhe COVID-in, nxori një gol nga hiçi në të 75-ën dhe i dha fitoren dhe kreun e “play out”-it skuadrës së Ilir Gjylës.

form

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"