Kategoria e parë/ Janë të pamposhtur në transfertë, trajneri i Tomorit: Erzenin e parakalojmë pas dy javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 15:53

Kategoria e parë/ Janë të pamposhtur në transfertë, trajneri i Tomorit: Erzenin e parakalojmë pas dy javësh

Tomori nuk mori më shumë se një pikë në Pukë, ndonëse lakmonte fitoren. Humbën shansin që të merrnin vendin e dytë, e megjithatë rezultati është pranuar nga drejtuesit dhe futbollistët. Duke gjykuar mënyrën se si ka shkuar loja dhe faktin që Tërbuni ka dominuar me raste, barazimi nuk është keq.

kategoria-e-pare-1

 

Skuadra e Klevis Dalipit konfirmoi pathyeshmërinë në transfertë dhe kjo quhet pozitive edhe prej Aldrit Oshafit. Sulmuesi për “Panorama Sport” thotë:

“Është një rezultat plotësisht i merituar. Luanim në transfertë, ndaj duhet pranuar. Dëshmuam se jashtë fushe jemi të pathyeshëm dhe kjo na shton besimin për vazhdimësinë dhe përcjell mesazh të qartë për kundërshtarët e radhës. Duhet të jemi të kënaqur, pasi ruajtëm edhe vendin e tretë. Kjo javë na ka favorizuar, pasi edhe rivalët tanë nuk kanë fituar.

Ndeshjen e radhës do ta luajmë në Berat përballë Erzenit. Pas dy javësh kemi mundësinë e artë për t’u ngjitur në vendin e dytë”.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"