Kategoria e Parë, Grupi B/ Tomori shkon në vend të tretë, lufta në fundin e tabelës bëhet shumë e ashpër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 16:39

Kategoria e Parë, Grupi B/ Tomori shkon në vend të tretë, lufta në fundin e tabelës bëhet shumë e ashpër

Kanë përfunduar takimet e javës së tretë të fazës së tretë në Kategorinë e Parë, Grupi B.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Takimet kanë dhuruar këto rezultate:

Tomori-Pogradeci 2-1 (Mitraj 5′, Hyseni 23′ / Çerepi 6′)

Naftëtari 2-1 Shënkolli (Behari 46′, Gega 50′ / Ujka 11′)

Shkumbini 2-3 Turbina (Pashaj 28′, Xhyra 50’/ Xhelili 64′, Çota 70′, Roshi 93′)

Shkumbini-Dinamo-470x262

Në grupin e “Play-off”-it u luajt vetëm një ndeshje kështu që renditja ndryshon shumë pak. Tomori shkon në vendin e tretë me fitoren e sotme, ndërsa Pogradeci ngelet në vendin e pestë.

df

Në grupin e “Play-out”-it kanë ndodhur surprizat më të mëdha. Turbina ka mundur me përmbysje fqinjët e Shkumbinit dhe tani ekipet kanë të dyja nga 10 pikë. Lufta për mbijetesë bëhet edhe më e ashpër, pasi ekipet i ndjek edhe Naftëtari. Kuçovarët tani kanë 8 pikë, pas fitores në shtëpi ndaj Shënkollit.

erer

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"