Kategoria e Parë, Grupi B/ Tomori dhe Egnatia fitojnë në transfertë, Lushnja me hap pretendenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 18:09

Kategoria e Parë, Grupi B/ Tomori dhe Egnatia fitojnë në transfertë, Lushnja me hap pretendenti

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë. Fitore në transfertë për Tomorin dhe Egnatian. Beratasit e Bledar Devollit mposhtën pogradecin me rezultatin 0-1, ndërkohë që Egnatia surprizoi Elbasanin në shtëpi. Pas kësaj humbje, trajneri Merxha u detyrua të japë dorëheqjen.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Lushnja bëri detyrën në shtëpi përballë Orikut të Sakajt. Skuadra myzeqare iu fal golit të Sefës në fillimin e lojës, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve, pas barazimit në javën e parë.  Ndërkohë Bylisi bëri detyrën në shtëpi, përballë Turbinës.

KF Bylis – Turbina 2-0

Liçkollari 9′ , Bytyçi 44′

FK Elbasani – FK Egnatia 1-2

Dimo (p) 17′, Canka 38′

FC Lushnja – Oriku 1-0

F.Sefa 2′

KF Pogradeci – FK Tomori  0-1

K.Ogbodike 28′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"