Kategoria e Parë, Grupi B / Tirana fillon arratinë, tre gola për të qenë e vetme në kryesim (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 16:05

Kategoria e Parë, Grupi B / Tirana fillon arratinë, tre gola për të qenë e vetme në kryesim (VIDEO)

Skuadra e Tiranës ka marrë që sot kryesimin e vetme në Grupin B të Kategorisë së Parë, pasi ka regjistruar fitoren në duelin kundër Naftëtarit, duke përfituar nga ndalesa e Bylisit përballë Turbinës.

tirana ngoo karabeci

Skuadra e drejtuar nga Ze Maria ka mundur kuçovarët me rezultatin 3-0, në një ndeshje të dominuar plotësisht dhe të zgjidhur shumë shpejt, me golat e Karabecit dhe Sentamu që në minutat e para. Më pas, ekipi kryeqytetas ka shpërdoruar raste të njëpasnjëshme, duke gjetur rezistencën e portierit Koçi i cili ka ndaluar tentativat e Ngoo, Dokës apo Sentamu. Megjithatë, ky i fundit arriti të linte shenjë përsëri në minutën e 90, duke dërguar topin në rrjetë për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Rivali kryesor i bardhebluve në këtë edicion, Bylisi, ka lënë pikët e para në kampionat duke u ndalur në barazimin pa gola përballë Turbinës në një ndeshje ku ka shpërdoruar disa herë mundësinë për të çuar topin në rrjetë.

Ndërsa surpriza e sotme mund të cilësohet fitorja e Shkumbinit në transfertë përballë Tomorit, i cili kishte nisur edicionin me pretendime por që e sheh veten që tani shumë larg kreut.

Ndeshjet

Turbina-Bylis 0-0

Tomori-Shkumbini 0-1
18′ Hasanaj

Tirana-Naftëtari 3-0
13′ Karabeci, 15′, 90′ Sentamu

Apolonia-Pogradeci 1-1
7′ Prifti / 18′ Çekiçi

Shënkolli-Iliria 2-0
26′, 60′ Danaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"