Kategoria e Parë, Grupi B/ Pogradeci shkërmoq Turbinën, Apolonia ngec në Orikum. Fitore e artë për Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:09

Kategoria e Parë, Grupi B/ Pogradeci shkërmoq Turbinën, Apolonia ngec në Orikum. Fitore e artë për Besën

U  luajtën 5 sfidat e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë në Grupin B. Këto ishin  90 minutat e fundit të fazës së dytë. Teksa Grupi B do të ndahet në 2 pjesë ku 4 skuadrat e para ndeshen me sistem vajtje ardhje në fazën e  tretë për Superioren dhe 6 të tjerat për qëndrimin në të Parën.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Pogradeci triumfoi me rezultatin 5-1 në shtëpi duke marrë kryesimin. Ndërkohë që Apolonia ngeci në transfertë ndaj Orikut. Fitore tepër e rëndësishme edhe për Besën në transfertë ndaj Devollit. Skuadra kavajase është pozicionuar në vendin e 4-t në renditje.

REZULTATET LIVE:

Pogradeci-Turbina 5-1

Liçkollari 8′, Shkullaku 30′, Topllari 55′, Alillari 88′, 90′   / Namura 22′ 

Lushnja-Iliria 3-2

Mezini 9′ , 33′, Branica 50′ / Xhaferri 30′ , Xhymeti

Elbasani-Shënkolli 1-2

Nuri 23′ (p)/ Danaj 61′ 

Oriku-Apolonia 0-0

Devolli-Besa 2-3

Kame 4′ , Hasanaj 18′  / Zhunior 44′ , 70′, 81′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"