Kategoria e Parë, Grupi B/ Pogradeci mposht Apoloninë, Bylisi fitore në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 15:55

Kategoria e Parë, Grupi B/ Pogradeci mposht Apoloninë, Bylisi fitore në frymën e fundit

U luajtën sot 5 takimet e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë. Dominim i skuadrave vendase, të cilat kanë bërë ligjin në shtëpi. Skuadra e Pogradecit arriti të mposhtte në një ndeshje të ekuilibruar Apoloninë e Fierit me një gol të shënuar në fund nga lojtarit Shkullaku.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Ndërsa ndeshja midis Lushnjes dhe Bylisit e cila ishte shumë e luftuar u vendos vetëm në minutën e 90-të ku ballshiotët shënuan golin e fitores me Doseh. Nga ana tjetër Elbasani vazhdon me rezultatet negative, duke u mundur edhe nga Besa me rezultatin 1 me 0.

REZULTATET, GRUPI B:

Pogradeci-Apolonia 1-0

Shkullaku 83′

Tomori-Turbina 2-1

Ogbodike 3′ , Fridej 77′ / Ekemi 89′ 

Oriku-Egnatia 2-0

Dhrami 16′ , Sadushi 90′ 

Lushnja-Bylis 0-1

Doseh 90′

Besa-Elbasani 1-0

Kulolli 17′ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"