Kategoria e Parë, Grupi B/ Orikumi befason Bylisin, Besa komandon grupin. Ndalet edhe Pogradeci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 15:57

Kategoria e Parë, Grupi B/ Orikumi befason Bylisin, Besa komandon grupin. Ndalet edhe Pogradeci

Janë luajtur tre nga ndeshjet e grupit B në javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Bylisi u ndal në shtëpi në shifrat 2-2 nga Oriku, duke bërë kështu një hap fals, e duke iu shkëputur kreut të klasifikimit. Beji dhe Kofi shënuan për ballshiotët në minutat 2 dhe 14, dhe gjithçka u duk se do të ishte e lehtë për vendasit.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Por, pak para se të mbyllej pjesa e parë, miqtë nga Orikumi shënoi me penallti, me Dhramin, ndërkohë që portieri Bytyçi doli nga loja me karton të kuq. Në të 75-tën, Bocaj solli barazimin e rezultatit, duke i marrë kështu një pikë Bylisit.

Besa nuk fali ndaj Turbinës, ku në Cërrik fitoi me shifrat 0-2, falë golave të Çekiçit. Në minutën e 21-të me penallti, e më pas në të 36-tën, sulmuesi i kavajasve vulosi 3 pikët për ekipin e Begejas.

Ndërkohë, edhe Lushnja dha një rezultat surprizë, duke mundur 1-0 Pogradecin, me gol të kapitenit Sefa në minutën e 34-t. Ndërkohë, nesër do të zhvillohet ndeshja e Apolonisë ndaj Egnatias, ndërsa të hënën mbyllet gjithçka, me Elbasanin që pret Tomorin.

 

Grupi B

Turbina-Besa 0-2

(Çekiçi pen. 21′, 36′)

Bylis-Orikumi 2-2

(Beji 2′, Kofi 14′ / Dhrami pen. 45′, Bocaj 75′)

KK: Bytyçi 42′ /

Lushnja-Pogradeci 1-0

(Sefa 34′)

NESËR

Apolonia-Egnatia 14:00

TË HËNËN

Elbasani-Tomori 14:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"