Kategoria e Parë, Grupi B/ Lushnja thyen Orikun, ekipi i Gjylës merr kreun. Pogradeci fitore të vuajtur ndaj Elbasanit(VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 15:55

Kategoria e Parë, Grupi B/ Lushnja thyen Orikun, ekipi i Gjylës merr kreun. Pogradeci fitore të vuajtur ndaj Elbasanit(VIDEO)

Lushnja doli triumfuese në sfidën e javës së pestë në grupin B të Kategorisë së Parë, teksa mposhti me shifrat e pastra 2-0 Orikun në shtëpi.

bandicam 2019-10-20 14-08-59-161

Nga një gol për çdo pjesë, i shërbyen ekipit të Gjylës për të marrë 3 pikët. Ruco në minutën e 24-t, zhbllokoi gjithçka, ndërsa goli i dytë për lagunarët erdhi në minutën e 52-të. Pas një largimi jo të mirë të topit nga ana e portierit Halilaj, lushnjarët rimorën topin, dhe fituan një penallti.

Nga 11-metrat, sulmuesi Canka nuk gaboi dhe vendosi qetësinë për të tijtë. Deri në fund, lagunarët administruan me qetësi fitoren, dhe tashmë e gkekmë veten në vendin e parë në grupin B, m,e 12 pikë, ndërkohë që ndjekin Devolli dhe Apolonia me nga 10 pikë.

Ndërkohë,  sfida tjetër e Grupit B, ajo mes Elbasanit dhe Pogradecit, ka përfunduar me rezultatin 2-3 në favor të liqenorëve. Alillari shënoi tre herë pë Pogradecin, në minutat e 9′, 27′ dhe 44′. Pjesa e dytë foli e gjith për Elbasanin, të cilët shënuan dy herë, me Nurin në minutën 76′ dhe Ballën 83′, por pa mundur të gjejnë golin e barazimit.

 

 

REZULTATET LIVE

FT | Lushnja-Oriku 2-0

GOLAT: Ruco 24′, Canka pen. 52′ / 

FT | Elbasani-Pogradeci 2-3,

GOLAT: Nuri 76′, Balla 83′  / Alillari 9′, 27′, 44′

DJE |Turbina-Devolli 2-0 

DJE | Iliria-Besa 1-1 

DJE | Shënkolli-Apolonia 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"