Kategoria e Parë, Grupi B/ Iliria “leksion” Lushnjës, Pogradeci merr kryesimin. Bindin Apolonia dhe Besa, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 14:56

Kategoria e Parë, Grupi B/ Iliria “leksion” Lushnjës, Pogradeci merr kryesimin. Bindin Apolonia dhe Besa, ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë, Grupi B! Nuk munguar rezultatet surprizë! Iliria e Fushë-Krujës, mposhti me rezultatin 2-0, Lushnjën, duke e zbritur nga froni skuadrën e Ilir Gjylës, teksa kryesimin e ka marrë Pogradeci i Abazajt.

 

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x308

Liqenorët mposhtën Turbinën me rezultatin 0-1, falë penalltisë së shënuar nga Jahaj. Në sfidat e tjera, Apolonia dhe Besa triumfuan bindshëm në shtëpi, ndërkohë që përballja mes Shënkollit dhe Elbasanit u mbyll në barazim 1-1.

Devolli-Besa

REZULTATET:

TURBINA-POGRADECI 0-1

Jahaj 79′ (p) 

ILIRIA-LUSHNJA 2-0

 Alushi 43′ (autogol), Haxhiu 56′ 

SHËNKOLLI-ELBASANI 1-1

Gruda 31′ / Balla 70′ 

APOLONIA-ORIKU 3-0

Mihana 41′ , Omeri 54′ , Mehmeti 69′ 

BESA-DEVOLLI  3-0

Cara 29′ , Onuh 61′, 74′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"