Kategoria e Parë, Grupi B/ Fitore bindëse për Tiranën dhe Bylisin, Apolonia triumfon në Shënkoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 15:05

Kategoria e Parë, Grupi B/ Fitore bindëse për Tiranën dhe Bylisin, Apolonia triumfon në Shënkoll

Klubi kryeqytetas e ka mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, teksa shënoi tre gola me Dajën, Turtullin dhe Karabecin. Bardheblutë e dominuan ndeshjen në Fushë-Krujë dhe vazhdojnë të mbetën në vendin e parë ne grupin B. Fitore pa probleme për Bylisin brenda në shtëpi të cilat mundën Shkumbinin me rezultatin 3-0 dhe për Pogradecin që mundën Tomorrin 3-1.

Tirana-Iliria

Apolonia ka mundur të fitojë ndeshjen jashtë fushë në Shënkoll, me dy gola në secilën pjesë dhe me një paraqitje bindëse. Ndersa ndeshja ne Kuçovë Turbina-Naftëtari është mbyllur në barazimin 1-1. Pavarsisht rasteve të shumtë te vendasve kanë qenë miqtë ata që kanë shënuar të parët. Naftëtari barazoi më vonë por pa mundur të gjejë golin e fitores.

 

Bylis-Shkumbini 3-0 (Franklin 32′, 72′, Murataj 70′)

Naftëtari-Turbina 1-1 ( Pepa 81′ / Agalliu 47′)

Iliria-Tirana 0-3 (Daja 25′, Turtulli 42′, Karabeci 46′)

Shënkolli-Apolonia 0-2 (Krasniqi 24′, Sota 57′)

Pogradeci-Tomori 3-1 (Lame 7′, Cekici 45′, 52′ / Bitri 80′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"