Kategoria e Parë, Grupi B/ Egnatia “leksion” Flamurtarit, Besa dhe Lushnja marrin 3 pikë të arta. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:59

Kategoria e Parë, Grupi B/ Egnatia “leksion” Flamurtarit, Besa dhe Lushnja marrin 3 pikë të arta. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë, ku u shënuan në total 6 gola.

 

Kategoria-e-Pare-logo-stadium-2018

Egnatia e Gugash Maganit, triumfoi me rezultatin 3-0 në Peqin ndaj Flamurtarit, duke vijuar ecurinë e rezultateve pozitive. Një fitore bindëse për rrogozhinasit që konfirmohen se do të jenë skuadra për t’u mundur këtë sezon.

3 pikë të arta edhe për Lushnjën dhe Besën e Kavajës. Lagunarët e Ilir Gjylës, mposhtën në Cërrik Elbasanin me rezultatin 0-1, falë golit të Xekës, ndërkohë që Besa likuidoi 2-0 Turbinën e Trosit në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Luzit.

REZULTATET:

Grupi B

Elbasani-Lushnja 0-1

Xeka 45′

Besa-Turbina 2-0

Da Silva 32′, Peqini 80′

Egnatia-Flamurtari 3-0

Magani 9′, Celhaka 43′, Shtubina 78′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"