Postuar: Shkurt 27, 2021 | 23:51
Kategoria e Parë, Grupi B/ Egnatia dhe Pogradeci ndahen në “paqe”, Tomori mposht Lushnjën, Besa nuk fal (VIDEO)
Janë mbyllur 3 ndeshjet e ditës së sotme në grupin B në Kategorinë e Parë. Egnatia-Pogradeci që ishte edhe kryendeshja e kësaj jave, është mbyllur në barazim pa gola.
Besa ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Flamurtarit, falë golave të Peqinit në minutën e 57’ dhe MUçës në minutën e 88’.
Me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Tomori ndaj Lushnjës. Beratasit zhvilluan një ndeshje shumë të bukur, duke dominuar gjatë gjithë kohës, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 17 pikëve, në vendin e tretë.
Kryesimi mbahet nga Egnatia me 23 pikë, e dyta renditet Besa me 18 pikë, ndërkohë që Pogradeci, Turbina, dhe Lushnja janë në kuotë të barabartë pikësh, 13.
Rezultatet:
Tomori-Lushnja 2-0
Ruco 56′, Qato 82′
Egnatia-Pogradeci 0-0
Besa-Flamurtari 2-0
Peqini 57′, Muca 88′
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
