Kategoria e Parë, Grupi B/ Çmenduri, 18 gola në 3 ndeshje! Apolonia shpartallon Elbasanin, Pogradeci përmbysje dramatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 14:56

Kategoria e Parë, Grupi B/ Çmenduri, 18 gola në 3 ndeshje! Apolonia shpartallon Elbasanin, Pogradeci përmbysje dramatike

Çmenduri në Grupin B të Kategorisë së Parë. Plot 18 gola të shënuar në 3 ndeshje. Apolonia shpartalloi me rezultatin 7-0 Elbasanin. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë, teksa në fragmentin e dytë të lojës, fierakët kanë treguar mëshirë, duke mos shënuar.

 

Devolli

Një tjetër sfidë dramatike ishte dhe ajo mes Pogradecit dhe Devollit. Liqenorët arritën të përmbysnin rezultatin në sekondat e fundit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të bilishtarëve. Goli i Purës në minutën e 93-të, i dhuroi triumfin kryesuesve të Pogradecit. Sfida tjetër ajo mes Shënkollit dhe Lushnjë u mbyll në barazim 2-2. Kujtojmë që 2 sfidat e tjera të Grupit B do të luhen ditën e nesërme.

 

REZULTATET:

POGRADECI-DEVOLLI 4-3

Hidri 21′, Jahaj 64′ (p), Topllari 84′, Pura 90+3 / Çela 18′ , 33′, Rapo 40′

APOLONIA-ELBASANI 7-0

Gjata 3′ , 19′, Omeri 25′, 32′, 36′, Hysenshanaj 39′ , Mehmeti 42′

SHËNKOLLI – LUSHNJA 2-2

Gruda 35′, 68′ / Canka 72′, Mezini 84′ (autogol)

NESËR: 

BESA – ORIKU

ILIRIA – TURBINA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"