Kategoria e Parë, Grupi B/ Bylisi ruan hapin e Tiranës, Apolonia bën manita brenda fushe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 15:53

Kategoria e Parë, Grupi B/ Bylisi ruan hapin e Tiranës, Apolonia bën manita brenda fushe

 

Kanë përfunduar dy sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, Grupi B.

kategoria-e-pare

Bylisi ka arritur një fitore me shumë vlerë ndaj Pogradecit, duke ruajtur hapin e Tiranës. Edhe pse dukej sikur Bylisi nuk ishte në formën më të mirë për këtë sfidë, ballshiotët kanë treguar vlera duke dominuar në Pogradec.

Ndërkohë, Turbina nuk ka arritur të dalë me pikë nga fusha e Apolonisë. Fierakët shënuan të parët me anë të Mihanës, dhe Turbina i është përgjigjur me një gol në minutën e 60-të.

Apolonia ka rikthyer avantazhin në minutën e 80-të me Llambin, dhe me pas ka shënuar edhe tre gola të tjerë, dy prej të cilëve i ka shënuar Mihana.

Pogradeci 0-1 Bylis (Murataj 60′)

Apolonia 5-1 Turbina (Mihana 33’ 84′, 92′, Llambi 80′, Andoni 89’/ Eyoh 59′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"