Kategoria e Parë, Grupi B / Bylisi merr kreun, Tomori merr tri pikë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 17:54

Kategoria e Parë, Grupi B / Bylisi merr kreun, Tomori merr tri pikë në transfertë

Bylis ka marrë kryesimin me pikë të plota pas dy ndeshjesh të Grupit B të Kategorisë së Parë, duke u konfirmuar si rivali kryesor i Tiranës për ngjitjen në Superiore në sezonin e ardhshëm. Ballshiotët kanë mundur me shifrat 3-1 Shënkollin, në një ndeshje të dominuar në fushën e tyre, edhe pse kanë shënuar vetëm një gol në pjesën e parë me Buzin.

bylis

Zisi dyfishoi shifrat në minutën e 67, por pastaj ishte Danaj që shkurtoi diferencën duke hapur ndeshjen. Për t’i dhënë qetësinë skuadrës së tij mendoi Shoshi, i cili në minutat e fundit vulosi suksesin përfundimtar 3-1 që ngjit Bylisin të vetëm në krye, në pritje të Tiranës që luan nesër ndaj Pogradecit.

Në vendin e dytë në grup është ekipi i Tomorit, me 4 pikë, pasi arriti të fitonte me shifrat 2-1 në fushën e Naftëtarit, falë golave Bitrit e Onuh në pjesën e parë, ndërsa i rezistuan sulmeve të vendasve të cilët shkurtuan diferencën në pjesën e dytë me Caken.

Ndeshjet

Shkumbini-Turbina 1-0
53’ Hasanaj

Iliria-Apolonia 3-1
7’ Lleshi, 75’ Mllugja, 90’+2’ Zuna / 15’ (p) Krasniqi

Naftëtari-Tomori 1-2
56’ (p) Cake / 25’ Bitri, 31’ (p) Onuh

Bylis-Shënkolli 3-1
30’ Buzi, 67’ Zisi, 89’ Shoshi / 70’ Danaj

Nesër

Pogradeci-Tirana 15:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"