Kategoria e Parë, Grupi B/ Apolonia shtanget nga kapiteni, Nako i dhuron fitoren Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 16:53

Kategoria e Parë, Grupi B/ Apolonia shtanget nga kapiteni, Nako i dhuron fitoren Egnatias

Ditën e sotme, u luajt një tjetër ndeshje në grupin B të Kategorisë së Parë, mes Apolonisë dhe Egnatias. Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Fierit, u vendos vetëm në sekondat e fundit, dhe u mbyll me shifrat e ngushta 0-1.

apolonia egnatia

Ishte pikërisht kapiteni i fierakëve, Rudi Nako që shënoi një autogol në minutën e 94-t Egnatia ia doli të dilte me 3 pikë nga “Loni Papuçiu”. Pas kësaj ndeshje, Egnatia ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Apolonia mbetet e teta, me 10 pikë, dhe rrezikon të mbetet jashtë pesë ekipeve të para.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"