Kategoria e Parë, Grupi B/ Apolonia dhe Bylisi ndahen në paqe, Oriku fitore në frymën e fundit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 17:56

Kategoria e Parë, Grupi B/ Apolonia dhe Bylisi ndahen në paqe, Oriku fitore në frymën e fundit (VIDEO)

Është mbyllur java e tretë e Kategorisë së Parë. Në Grupin B ndeshja derbi midis Apolonisë së Fierit dhe ballshiotëve të Bylisit ka përfunduar në rezultatin e barabartë 0-0. Fierakët prodhuan më shumë nivel loje, por gjithsesi mungoi finalizimi.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Oriku arriti të fitojë përballë skuadrës së Pogradecit me anë të një goli të shënuar në minutat e fundit. Ndërsa Egantia nuk shkoi më shumë se sa një barazim pa gola kundër Lushnjes. Ndërsa Turbina mundi me meritë skuadrën e Elbasanit me rezultatin 2-1.

 

Grupi B

Oriku – Pogradeci 1-0

Kongjini 90′

Egnatia – Lushnja 0-0

Turbina – Elbasani 2-1

Eioh 6′, 63′ / Ezike 15′

Apolonia – Bylis 0-0

63′ Godtije me kokë nga lojtari i Apolonisë, largon Ntephe.

14′ Goditje e fortë nga Mehmeti, pret me vështirësi portieri Bytyçi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"