Kategoria e Parë, Grupi A/ Vllaznia fitore e rëndësishme për kreun, Dinamo mundet në shtëpi (video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 15:00

Kategoria e Parë, Grupi A/ Vllaznia fitore e rëndësishme për kreun, Dinamo mundet në shtëpi (video)

Kanë përfunduar ndeshjet e javës  së 8-të në Kategorinë e Parë, Grupi A. Fitore të rëndësishme ka marrë Vllaznia e cila është shkëputur në renditje nga vendi i dytë. Dinamo është  mundur në shtëpi nga Korabi.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Besëlidhja ka mposhtur 1-0 Ilirinë. Fitore tenistike ka qenë ajo e Erzenit përballë Shënkollit me rezultatin 5-0. Shkodranët me këtë fitore kanë shkuar në kuotën e 22 pikëve, ndërsa vendin e dytë e ka marrë Besëlidhja, duke kaluar Dinamon. Ditën e nesërme do të luhet sfida Veleçiku-Burreli. Më poshtë edhe tabela e rezultateve.

Dinamo-Korabi 0-2
Hoxha (P) 30′ ,Skuka 88′

bandicam 2018-11-03 14-35-22-744.mp4 on Vidnews.

Besëlidhja-Iliria 1-0
E.Hoxha 66′

Vllaznia-Vora 3-1

Lika 31′ Hajdari 52′ Zogaj 54’/ fucija 91′

Erzeni-Shënkolli 5-0

Dragoshi 24′, J Hoxha 41′ Dekavelli 48′ Troplini 71′ E. Mara 88′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"