Kategoria e Parë, Grupi A/ Marku mjafton për Kastriotin, fut në kasafortë edhe tre pikë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 16:02

Kategoria e Parë, Grupi A/ Marku mjafton për Kastriotin, fut në kasafortë edhe tre pikë (VIDEO)

Kastrioti arriti të fitonte ndeshjen e saj për javën e 15-të në grupin A, ndaj Dinamos në qytetin e Krujës. Ekipit të Nikajt i mjaftoi një gol i Markut në fund të pjesës së parë, i cili pasi mori topin bëri gjithçka mirë dhe shënoi duke i kaluar lehtësisht mbrojtësit.

kastriotidinamo

Me këtë fitore, Kastrioti konsolidon akoma më shumë pozitat në vendin e parë, teksa shkon në 38 pikë, plot 12 më shumë se Egnatia që ndjek nga vendi i dytë.

kastrioti

 

Kastrioti – Dinamo 1-0

Gol: Marku 42′

42’ GOOOOL Marku merr një top të bukur pranë zonës, dhe bën ç’të dojë deri sa del përballë me portierin dhe realizon për Kastriotin.

8’ Sulmuesi Kapiru ndalet vetëm nga traversa, pas një goditje me kokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"