Kategoria e Parë, Grupi A/ Kastrioti triumfon ndaj Korabit, Dinamo barazon me Veleçikun. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 14:55

Kategoria e Parë, Grupi A/ Kastrioti triumfon ndaj Korabit, Dinamo barazon me Veleçikun. Ja të gjitha rezultatet

Kanë përfunduar pesë takimet e grupit A, të Kategorisë së Parë. Në sy bie fitorja e Kastriotit kundër Korabit, teksa krutanët tashmë shkëputen në krye.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Krutanët fituan me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Ajazi në minutën e 53-të të ndeshjes dhe tashmë janë të qetë në krye.

Ndërkaq Dinamo nuk ka mundur dot të marrë tre pikët kundër Veleçikut, pasi ka ngecur në një barazim 1-1.

Erzeni nga ana tjetër ka marrë trepikëshin, kundër Besëlidhjes, pasi ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Xhixhiua ishte autori i golit.

Gjithashtu Burreli ka mundur Tërbunin, ndërsa Shkumbini ka barazuar pa gola me Egnatian.

Rezultatet:

SHKUMBINI-EGNATIA 0-0

BURRELI-TËRBUNI 1-0
(Stana 14′)

DINAMO-VELEÇIKU 1-1
(Celiku 70’/ Toma 67′)

ERZENI-BESËLIDHJA 1-0
(Xhixhiua 89′)

KORABI-KASTRIOTI 0-1
(Ajazi 53′)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"