Kategoria e Parë, Grupi A / Kastrioti nuk ndalet, “zgjohen” Besëlidhja dhe Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 18:09

Kategoria e Parë, Grupi A / Kastrioti nuk ndalet, “zgjohen” Besëlidhja dhe Korabi

Kastrioti shihet që tani si skuadra për t’u mundur në Grupin A të Kategorisë së Parë, ku është e vetmja skuadër që ka fituar të dy ndeshjet e zhvilluara deri tani. Krutanët kanë mundur sot me shifrat 2-1 Egnatian, për të marrë të vetëm kryesimin e grupit, falë golave të shënuar që në pjesën e parë nga Malindi e Çela, ndërsa për miqtë ishte Vargu që shkurtoi diferencën.

Kastrioti

Në ndjekje të tyre është vënë Besëlidhja, që mundi Besën me rezultatin e pastër 2-0 falë dygolëshit të Kamara, për të treguar se ndalesa e javës së parë ishte thjesht një rastësi. Edhe Korabi është “zgjuar” duke mundur 3-0 Burrelin që mbetet skuadra e vetme pa pikë në grup. Kjo, pasi Vllaznia B ka arritur të sigurojë një barazim 1-1 në fushën e Tërbunit duke marrë pikën e parë të sezonit.

Ndeshjet

Besëlidhja-Besa 2-0
53’, 90’ Kamara

Kastrioti-Egnatia 2-1
10’ Malindi, 18’ Çela / 54’ Vargu

Korabi-Burreli 3-0
11’, 33’ Murrja, 28’ Peci

Tërbuni-Vllaznia B 1-1
25’ Shaba / 17’ Markolaj

Të premten

Dinamo-Erzeni 1-0
64’ Çota

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"