Kategoria e Parë, Grupi A/ Kastrioti merr arratinë, Besa prek fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 16:07

Kategoria e Parë, Grupi A/ Kastrioti merr arratinë, Besa prek fundin

U luajtën ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë Grupi A ku nuk munguan rezultatet surprizë. Kastrioti triumfoi në kryendeshjen e javës ndaj Besëlidhjas me rezultain 0-2, ndërsa Erzeni mposhti Egnatian e vendit të dytë me rezultatin 2-0, duke e barazuar me pikë.

 

kategoria-e-pare-470x308

Burreli i Ahmatajt vazhdon të surprizojë, teksa fitoi ndaj Tërbunit, në takimin e zhvilluar në Shkodër me rezultatin 1-2. Rezultat surprizë edhe për Dinamon që u mposht nga Korabi 0-1. Kujtojmë që dinamovitët humbën një 11-metërsh.

 

Goli

Sfida mes Besës dhe Vllaznisë B u mbyll në barazim pa gola. Kavajasit prekin fundin me rezultatin e sotëm, ndërsa i duhet të luftojë për mbijetesë me Tërbunin, Vllazninë B dhe Burrelin.

Kastioti

 Tërbuni – Burreli 1-2

Gjini 11′ / Dervishi 18′, Peçi 74′ 

Erzeni – Egnatia 2-0

Xhixhiua 19′ (P), Lala 62′ 

 Besa – Vllaznia B 0-0

Besëlidhja – Kastrioti 0-2

Kabiru 2′, Mulaj 78′ 

Dinamo – Korabi 0-1

Hysi 89′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"