Kategoria e Parë, Grupi A/ Fitore vendimtare e Besëlidhjes, Besa i bën “gjëmën” Korabit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2018 | 15:08

Kategoria e Parë, Grupi A/ Fitore vendimtare e Besëlidhjes, Besa i bën “gjëmën” Korabit (VIDEO)

Kanë përfunduar 5 takimet e javës së 18-të të Kategorisë së Parë, Grupi A.

Kastrioti ka fituar në rezultatin 1-2 ndaj Erzenit në Shijak dhe thellon diferencën, pasi Egnatia e vendit të dytë ka humbur 3-2 ndaj Tërbunit në Pukë.

 

kategoria-e-pare-470x308

Burreli ka fituar 2-0 ndaj Vllaznisë B, që tani prek fundin e tabelës në këtë grup, sepse Tërbuni ka fituar dhe e barazon në renditje.

Dinamo ka dalë e humbur nga sfida në Lezhë në rezultatin 1-0, por që siguron një vend në pesë ekipet e para, pasi Korabi humbi në Kavajë me Besën në rezultatin 2-1.

 

Tërbuni 3-2 Egnatia (Nimani 34′, 42′, Gjini 66’/ Nako 33′, Melani 36′)

Burreli 2-0 Vllaznia B (Beçka 62′, Ajazi 80′)

Erzeni 1-2 Kastrioti (Teqja 69’/ Lilaj 22′, Mziu 47′)

Besa 2-1 Korabi (Onuh 15′, Pasha 37’/ Prendi 32′)

Besëlidhja 1-0 Dinamo ( Ndreca 70′)

Goli i dytë i Kastriotit 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"