Kategoria e Parë, Grupi A/ Fitojnë Korabi dhe Egnatia, “paqe” mes Kastriotit e Besëlidhjes. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 18:50

Kategoria e Parë, Grupi A/ Fitojnë Korabi dhe Egnatia, “paqe” mes Kastriotit e Besëlidhjes. Ja rezultatet

Grupi A i Kategorisë së Parë, luajti ditën e sotme të pesta takimet e javës së dytë.

bandicam 2019-09-21 16-01-03-733

Supersfida mes dy ekipeve që kërkojnë ngjitjen, Kastriotit dhe Besëlidhjes, u mbyll pa gola në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Edhe pse pati raste në të dyja krahët, dhe takimi ishte i luftuar me ekipet që kërkonin golin e avantazhit, në fund rrjetat ishin të paprekura.

Barazime 0-0 u shënuan edhe në takimet mes Dinamos dhe Shkumbinit, si edhe Erzenit e Tërbunit.

Korabi fitoi pastër 3-0 takimin në shtëpi ndaj Veleçikut, ndërkohë Egnatia fitoi minimalisht 1-0 me Burrelin. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

 

REZULTATET 

FT | Kastrioti-Besëlidhja 0-0

FT | Dinamo-Shkumbini 0-0

FT | Erzeni-Tërbuni 0-0

FT | Korabi-Veleçiku 3-0

GOLAT: Skuka pen. 9′, 29′, Hysi 39′ / 

FT | Egnatia-Burreli 1-0

GOLAT: Dimo 90′ / 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"