Kategoria e Parë, Grupi A/ Dinamo merr fitoren e parë, Kastrioti mposht Egnatian. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 14:56

Kategoria e Parë, Grupi A/ Dinamo merr fitoren e parë, Kastrioti mposht Egnatian. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Kanë përfunduar pesë takimet e Kategorisë së Parë, në Grupi A, aty ku bie në sy fitorja e parë e Dinamos.

bandicam 2019-12-07 14-52-00-916

 

Skuadra “blu” ka arritur të marrë tre pikët e para për këtë sezon, duke fituar Tërbunin 2-0, me golat e shënuar nga Çeliku dhe Qoshku

Edhe Kastrioti ka marrë një fitore shumë të vështirë kundër Egnatias në trasnfertë, me rezultatin e ngushtë 0-1. Golin e ka shënuar Marku, në minutën e 82-të.

Ndërkaq Besëlidhja ka mposhtur Korabin në transfertë, me shifrat 1-2. Edhe pse Korabi barazoi nuk arriti të dilte me pikë nga kjo sfidë.

Në dy ndeshjet e tjera, Erzeni mundi Veleçikun, ndërsa Burreli Shkumbinin.

Rezultatet : 

EGNATIA-KASTRIOTI 0-1
(Marku 82′)

KORABI-BESËLIDHJA 1-2
( /Hajdari 50′, Hepaj 87′)

ERZENI-VELEÇIKU 2-0
(Mustapha 4′, Troplini 35′)

DINAMO-TËRBUNI 2-0
(Çeliku 19′, Qoshku 87′)

Goli i Dinamos, Celiku on Vidnews.

BURRELI-SHKUMBINI 2-1
(Dedgjonaj 45+2′, Beci 85’/ Ejoh 65′)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"