Kategoria e Parë, Grupi A/ Dinamo “likujdon” Besëlidhjen dhe sheh pas shumë kohësh Superioren. Shkëlqen dhe Partizani B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2020 | 15:19

Kategoria e Parë, Grupi A/ Dinamo “likujdon” Besëlidhjen dhe sheh pas shumë kohësh Superioren. Shkëlqen dhe Partizani B

Dinamo merr kryesimin e Grupit A në Kategorinë e Parë pas një kohe të gjatë. Blutë siguruan fitore të rëndësishme në Pezë-Helmes ndaj Besëlidhje me rezultatin 2-0 në Pezë-Helmes. “Blutë” e trajnerit Kamarata dominuan 90 minutshin duke mos e vënë në diskutim fitoren ndaj lezhjanëve. Me 3 pikët e sotme, Dinamo ngjitet në vendin e parë. 
PEZE HELMES
Bind dhe Partizani B i Dritan Mehmetit. “Demat” e vegjël mposhtën Orikun me rezultatin 0-2 duke fituar një përballje direkte mes vendin të pestë dhe të gjashtë.

Rezultatet e ndeshjeve

FT| DINAMO-BESËLIDHJA 2-0
Da Silva 16′, Xhixhua 90’+1

 

FT| ORIKU-PARTIZANI B 0-2
Marinaj 49′ , Allmetaj 75′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"