Kategoria e Parë, Grupi A/ Besëlidhja shpartallon Besën, Dinamo barazon ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 14:50

Kategoria e Parë, Grupi A/ Besëlidhja shpartallon Besën, Dinamo barazon ndaj Erzenit

Lezhjanët e Besëlidhjes kanë befasuar në Kavajë pas fitores 1-4 ndaj Besës. Lezhjanët janë treguar të papërmbajtshëm dukë shënuar shumë gola dhe duke bërë lojë të bukur. Ndeshja Erzeni-Dinamo ka përfunduar me barazimin 1-1.

kastrioti

Burreli ka marrë një trepikësh shumë të vlefshëm ndaj Korabit në fitoren 3-0 dhe tashmë rindez shpresat për mbijetesë. Ndërsa ndeshja Egnatia-Kastrioti u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve.

Rezultatet e ndeshjeve:

Egnatia 1-0 Kastrioti (Ndërpritet ndeshja Egnatia-Kastrioti, shkak reshjet e shiut dhe terreni iu bë i papërshtatshëm për të vazhdua lojën.)

Besa 1-4 Besëlidhja

Oshafi 18′ / Kamara 14′ Bangoura 51, Dushaj 54′ Pergjini 91′

Dekavelli 19′

Burreli 3-0 Korabi

Çarls 26′ , Stana 53′. 83′

Erzeni 1-1 Dinamo

Osinaki 19’/ Muca62′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"